×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    35 mijë euro tender – “Trafiku Urban” e shpërblen militantin e PDK’së

    Insajderi
    19 October 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Militanti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Megjani ka përfituar një tender nga “Trafiku Urban”. 35 mijë euro është vlera e tenderit që ka fituar kompania “Prima Consulting” e cila pronar ka Megjanin. E njëjta kompani do të angazhohet për përfaqësimin ligjor të ndërmarrjes publike lokale.

    Gazeta Inajderi

    “Trafiku Urban” ka hapur tender për përfaqësim ligjor të kësaj ndërmarrje. Në mesin e kompanive që ka konkuruar është edhe “Prima Consulting”, që udhëhiqet nga Ardian Megjani, i afërt me PDK-në.

    Kjo kompani me 11 tetor u shpall fituese për kontratën “Angazhim i një kompanie për përfaqësim ligjor të ndërmarrjes”.

    Vlera e kësaj kontrat kap shifrën prej 35 mijë euro.

    Ndërmarrja “Trafiku Urban” udhëhiqet nga i përzgjedhuri i PDK-së, Burim Maraj.

    Lidhja e Megjanit me PDK-në

    Ardian Megjani tashmë është emër i njohur i PDK-së. Ai ishte punësuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Inspektoratin Shëndetësor, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në vazhdën e instalimit të aktivistëve partiakë në institucione nga partitë e koalicionit të atëhershëm qeverisës mes PDK’së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

    Megjani, përkrahës i kamotshëm i PDK’së, mori pozitë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, që e udhëhiqte asokohe nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Megjanin por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark