Viti 2016 për këngëtaren Leonora Jakupi pritet të jetë i ngarkuar me punë. Ajo ka planifikuar krijimin e dy albumeve gjatë këtij viti.
Këngëtarja ka njoftuar se aktualisht është afër përfundimit të albumit të parë, të cilin pritet ta bëjë publik së shpejti.
Në emisionin Prive, këngëtarja 36 vjeçare ka njoftuar se disa nga këngët e këtij albumi pritet të dalin edhe me videoklip.
Së fundmi, për nderë të tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Leonora ka publikuar këngën e saj te re “Pushkë e çifteli” në bashkpunim me reperin Gold Ag./Insajderi.com