×
  • Lajme
  • Lajme

    6 milionë euro shtesë për rrugën Prishtinë- Podujevë – Hysen Durmishi tregon destinacionin e mjeteve

    Insajderi
    27 September 2023 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave ka marr vendim t’i ndaj edhe gjashtë milionë euro shtesë për punimet e rrugës Prishtinë- Podujevë. Këto mjete janë ndarë për të plotësuar shifrën prej 38 milionë eurove të cilat  janë paraparë për përfundimin e kësaj rruge.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Dursmishi në një prononcim për Insajderin ka treguar se këto mjete  ishin premtuar nga ministria e financave që do të ndahen varësisht nga dinamika e punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë.

    Siç e dini Ministri i Financave ka nxjerr një deklaratë  kur kemi filluar procedurën për Komunën e Podujevës. Ka qenë një deklaratë prej 15 milionë eurove për Rrugën Prishtinë – Podujevë për shkak se kanë qenë në buxhet për këtë vit vetëm 6 milionë dhe në bazë të asaj deklarate që ka dhënë ministri  në atë kohë, këto mjete mund të shfrytëzohen varësisht prej dinamikës”, ka treguar Durmishi.

    Sipas tij, tani janë duke u zhvilluar punime me dinamikë të lartë për të përfunduar rrugën në afat prej 365 ditë.

    Tani ne jemi duke punuar me dinamikë të lartë në rrugën Prishtinë- Podujevë dhe na duhet edhe këto gjashtë milionë për punët që kanë mbet për tu kryer” ka thënë Durmishi.

    Kujtojmë se për ndërtimin e kësaj rruge në janar Qeveria e Kosovës kishte ndarë vetëm Gjashtë milionë euro në buxhetin e saj për vitin 2023.

    I tërë projekti, sipas Ministrisë së Infrastrukturës, e kap shifrën e 38 milionë eurove, ndërsa ministri Liburn Aliu kishte shpresuar në ndihmën e Ministrisë së Financave që të finalizohet ky projekt. Ndihmë kjo që e mori sot.

    Për ndarjen e këtyre mjeteve ministri i Financave Hekuran Murati tha në mbledhje se parashikimi është që deri në fund të vitit nevojitet kjo shumë e parave.

    “Kemi parë dinamik të shtuar në Ministrinë e Mjedisit, dhe parashikimi është që deri në fund të vitit nevojiten edhe 6 milionë euro të tjera. Si rezultat propozojmë që këto mjete të ndahen dhe të merren nga kontigjencat për shpenzime kapitale”, deklaroi ministri Murati.

     

    Lajme të ngjashme:

    Hysen Durmishi në mbrojtje të firmës Arbotec: Ka rrejt Inspektori

    Rruga e promovuar nga Kurti – Si i zuri inspektori i KPMM’së kamionët e “Arbotec” duke vjedhur zhavorr?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark