Xhafer Tahiri, ditë më parë u emërua në pozitën e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri.
Pas pak ditësh, ai ka nisur punën, dhe sot ka takuar kryetarët e nëndegëve dhe kryesinë e degës.
Ai ka publikuar një foto nga aktiviteti i sotëm, ndërsa ka premtuar se do ta rikthejë LDK-në, siç thotë “aty ku e ka vendin”.
“Mbledhja e parë me kryetarët e nëndegeve dhe kryesinë si kryetar i degës në Vushtrri. Diskutuam për rezultatin, dinamikën e re dhe hapat që duhet të ndermerren në të ditët në vijim. I njoftova për punët e mira të komunes si dhe planet per vitin 2021. Vazhdojmë së bashku, do ta kthejm LDK-në aty ku e ka vendin”, ka shkruar Tahiri.