×
  • Sport
  • Sport

    Mancini flet para ndeshjes me Spanjën – ja si e cilëson “Furinë e Kuqe”

    Insajderi
    06 July 2021 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, shkruan Insporti.

    Në “Wembley Stadium”, Italia dhe Spanja do të “luftojnë” për një vend në finale.

    Para ndeshjes, ka folur trajneri i Italisë, Mancini, i cili tha se Spanja është shumë skuadër ndryshe nga ajo e Belgjikës dhe ky duel do të jetë i veshtirë për “Azzurrët”.

    “Do të jetë shumë vështirë, edhe sepse Spanja është ndryshe nga Belgjika”, tha ai.

    “Nuk do të jetë lloj i njëjt i ndeshjes krahasuar me atë të kaluarën, por do të ketë shumë vështirësi për ne jam i sigurt për këtë”, tha Mancini.

    “Spanja ka qenë e jashtëzakonshme për vite të tëra, edhe pse tani ka pasur ndryshime dhe futbollistët e tyre janë më të ri në moshë, ata kanë një selektor fantastik dhe futbollistë fantastikë”, përfundoi Roberto Mancini.

    Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje përballet në finalen e madhe të 11 korrikut me fituesin e ndeshjes Angli – Danimarkë.

    /Insporti.comhttps://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark