Ilir Mirena, drejtori i Gazetës Periskopi, ka ironizuar me zgjedhjen e Besnik Berishës, si anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave.
“Ma mire e keni pas me i zgjedh për anëtar të KPM’së Luljeta Aliun a Xhevdet Pozharin, se sa do anonimusa që kontaktin dhe njohurinë e vetme me media e kanë digitronin e televizorit”, ka shkruar Mirena në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë shumicë në Kuvend, e kanë votuar sot për anëtar të bordit të Komisionit të Pavaruar për Media, Besnik Berishën, një mbështetës tjetër i Albin Kurtit.
Berisha në postimet e tij publike në Facebook, e ka mbështetur hapur Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, deputetët e së cilës e kanë shumicën në parlament.
“Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV-së nga disa ‘analistë’ buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror”, shkruante Berisha në një postim të tij, të datës 25 janar, 2021, ku e citonte Kim Mehmetin, transmeton Gazeta Insajderi.