×
Insajderi

”Parashihet zgjidhja e kontesteve në dy faza”  – Çka kundërshtoi Kurti nga plani franko-gjerman?

Insajderi
08 November 2022 - 11:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pavarësisht se opinion publik nuk është i informuar me detajet se çka përmban plani franko-gjerman, kryeministri Albin Kurti u deklarua se nuk e ka refuzuar atë vetëm se ka pasur disa vërejtje e kritika rreth ideve që përmban dokumenti. Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi javën e kaluar deklaroi se “Plani franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza”

Dy versione kanë qarkulluar deri tash në Kosovë për sa i përket propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë.

Sipas versionit të parë me këtë propozim nuk parashihet njohja e Kosovës nga Serbia, por vetëm njohja nga pesë vendet anëtare dhe lejimi i anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Derisa sipas versionit të dytë, në thelb të marrëveshjes është njohja e Kosovës shtet nga Serbia, në këmbim të anëtarësimit të saj më shpejtë në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Insajderi.

Asnjëri nga këto interpretime të planit nuk është konfirmuar zyrtarisht nga zyrtarë të lartë të shtetit. Krejt çka dihet deri tash është ajo që deklaroi zv/kryeministrit Besnik Bislimi me 2 nëntor.

Bislimi zbuloi se “Plani franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza”, shkruan Gazeta Insajderi.

Shtoi se versioni zyrtar i qëndrimit të Qeverisë së Kosovës rreth planit franko-gjerman do tu prezantohet  krerëve të Francës e Gjermanisë nga kryeministri Albin Kurti në procesin e Berlinit, që u zhvillua ditën e enjte.

Sipas Bislimit propozimi është si pikënisje e brengës se Gjermanisë e Francës se procesi i Brukselit nuk po ec me ritmin e duhur.

“Është një propozim që, mendoj, pak a shumë si pikënisje ka një brengë ndoshta te vendet mike si Gjermania dhe Franca, që procesi i Brukselit nuk po ec me ritmin e duhur, që situata gjeopolitike në Ballkan nuk është edhe aq e mirë. Andaj, edhe propozimi që del nga aty, është në kontekst të këtyre zhvillimeve”, tha zëvendësi i Albin Kurtit.

Sipas Bislimit, ky propozim parasheh zgjidhjen e kontesteve mes Kosovës e Serbisë në dy faza, përcjell Gazeta Insajderi.

“Është një ide që raportet Kosovë-Serbi të zgjidhen në dy faza, ku një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël që ata thonë është 1 për qind, por ne besojmë që është më shumë, do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”, tha Bislimi për REL.

Pas përfundimit të procesit të Berlinit, Kryeministri Albin Kurti tha se u është kërkuar konfidencialite sa I përket çështjes së planit franko-gjerman.

Por të hënën Kurti tha se në parim e ka përkrahur propozimin, mirëpo ka pasur disa vërejtje për të.

“Tash jemi tek vlerat dhe unë e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur. Unë jam i bindur se deri me datën 18 gusht nuk kemi pasur dialog për marrëveshje por dialog për dakordime të vogla, për koncesione e nganjëherë edhe dialog për dialog”, ka thënë Kurti, përcjell Insajderi.

Kryeministri ka theksuar se më 18 gusht pika e parë, ka qenë korniza e përgjithshme e marrëveshjes.

“Më 9 shtator patën ardhë këtu në zyrën time përfaqësues të Bashkimit Evropian, pra ata kanë sjellur përmbledhje të ideve, modeleve të cilat unë nuk i kam refuzuar por kam thënë se janë bazë e mirë, ua kam thënë atyre vërejtjet e kritikat e mija por nuk e kam refuzuar. Pas mbledhjes së këshillit të sigurisë në Beograd, në mënyrë unanime e kanë refuzuar, ky refuzim po synon të shndërrohet në pasiguri në Kosovë por ne nuk mund të lejojmë destabilizimin e Kosovës”, ka theksuar Kurti.

Serbia nga ana tjetër ditën e diele ka dal me njoftimin se refuzon këtë plan.

Krye parlamanetari Galuk Konjufca, ka deklaruar se arsyeja e vërtetë e orkestrimeve të akteve në veri të vendit është se Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman.

Sipas Konjufcës, Aleksandër Vuçiq nuk është i interesuar për arritje të marrëveshjes me dialog, për këtë edhe ka ardhur edhe refuzimi i institucioneve të Kosovës nga serbët e Lista Serbe, shkruan Insajderi.

“Përpjekja e Vuçiqit e përkthyer politikisht, unë mendoj që ka filluar pikërisht me ditën e djeshme vetëm për një arsye. Mendoj që arsyeja e vërtetë e orkestrimit të këtyre akteve është me mbulu atë që ka qenë thelbësore që ka qenë në ditën e djeshëm e që është se Republika e Serbisë, zyrtarisht e ka refuzuar planin franko-gjerman”, tha Konjufca.

Sipas krye parlamentarit Konjufca, Serbisë i duhet një fazë e re politike, dhe me situatën në veri është munduar të imponoj fakte të reja.

“Unë mendoj që të gjitha këto Serbia po i orkestron për me fillu një fazë të re politike në Kosovë. Refuzim i planit për normalizim të marrëdhënieve që është propozuar, dhe përpjekje për të kontrolluar një pjesë të territorit të Kosovës, edhe pastaj me imponuar fakte të reja në terren, për të cilat pas republika e Kosovës të dorëzohet. Ne i sigurojmë qytetarët e Kosovës që kjo nuk do të ndodhë”, tha Konjufca.

Konjufca tha më tej, se pasi që Vuçiqi e ka kuptuar se Asocicaionin me kompetenca nuk mund ta realizoj përmes dialogut e planit franko-gjerman, shkroi në refuzim të institucioneve.

“Republika e Serbisë e ka refuzuar planin franko-gjerman. Është munduar të realizojë planin për Asociacion me kompetenca ekzekutive, e ka kuptuar që nuk mund ta realizojë me dialog e me planin franko-gjerman. Refuzimi i institucioneve është Plani B i Serbisë. Do të dështojë edhe plani B”, tha Konjufca. 

Më shumë rreth kësaj teme mund të lexoni:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark