×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pse çmimet në “Parking Center” janë më të lira krahasuar me parkingjet tjera private?- Shpjegon drejtori i kompanisë

    Insajderi
    09 November 2022 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Korab Fazliu, drejtor menaxhues i “Parking Center” ka dhënë detaje për parkingun nëntokësor tek Fakulteti i Filologjisë në kryeqytet, i cili pritet të hapet këtë të premte (11 nëntor).

    Në një intervistë për Gazetën Insajderi, Fazliu tha se çmimoret janë caktuar në bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë “Prishtina Parking”.

    “Çmimet të parkingje janë të caktuara në koordinim me Komunën e Prishtinës, pra parking tjetër që operon në Komunë “Parking Prishtina” pra cmimoret ditore janë të koordinuara në mes të Komunës dhe Parking Prishtinës. Pra cmimet nuk janë të dallueshme mes vete, tek ne ora është 1 euro, deri 4 të qëndrimit pas orës 4 zbret në 80 cent orën”, u shpreh ai.

    Fazliu tha se cilido qytetarë që paguan abonimin për 1 vit, shfrytëzohet vetëm nga ai person dhe nuk perdoret nga qytetarët tjerë.

    Sipas tij, çmimorja për abonimin një vjeçar është bërë për të iu shmangur abonimeve për gjashtë muaj, në mënyrë që të ketë vende të lira për të gjithë qytetarët në çdo kohë.

    “Ky nuk është parking i lagjeve por është parking i kryeqytetit, pra në rast se shkojmë me çmimet më të vogla 6 mujore, apo vjetore atëherë ky parking shumë shpejt mund të mbushet komplet dhe nuk mund të kenë qasje banorët e tjerë, të kryeqendrës. Ne e dimë shumë mirë në bazë të komunës së Prishtinës, që në Prishtinë qarkullojnë 250 mijë deri 300 mijë vetura gjatë ditës, nëse ne e lëshojmë komplet parkingun në mujore vjetore atëherë nuk ka hapësirë për veturat e tjera dhe nuk ndikojmë në shkarkimin e trafikut në kryeqytet”, tha Fazliu për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark