×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu: Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë

    Insajderi
    30 April 2024 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë.

    “I kemi ndarë 100 mijë euro si MD që Këshilli Prokurorial të rekturojë edhe pesë prokurorë të tjerë, pasi tre nuk janë të mjaftueshëm”, ka thënë Haxhiu. 

    Gjatë raportimit para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ajo ka folur për disa prej hapave që i kanë marrë si ministri në aspektin e krimeve të luftës që janë bërë në Kosovë.

    “Si ministri në vazhdimësi kemi punuar në adresimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit. Kemi filluar me themelimin e një Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë. Tani instituti është duke u përgatitur që të adresojë krimet e luftës, që përgjegjësi kryesore ka hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës”.

    “Nuk kemi dokumentin institucional të krimeve të luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë. Jemi duke punuar në dokumentin që është ‘Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale’, ky është një dokument i rëndësishëm që adreson kërkesat apo nevojat që kanë viktimat e luftës”, ka thënë Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark