Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit, ku është raportuar për shpërthime e të shtëna me armë.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se “Qeveria po na mban në terr informativ”.
Ajo ndër tjerash i shtroi një pyetje kryeministrit Kurti: Çfarë po ndodh?
“Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkuar ajo në Facebook.
Ndryshe, në njoftimin e policisë është theksuar se nuk ka persona të lënduar si pasojë e shpërthimeve të ndodhura gjatë të martës së 6 dhjetorit.