Policia e Kosovës ka arrestuar edhe kirurgun e tretë të Spitalit të Vushtrrisë, Isuf Zekaj, të përfshirë në skandalin e korrupsionit.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.
Ndaj Zekaj është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimi.
“Ju njoftojmë që personi i dyshuar me iniciale I.Z., është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Njëherit, ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, seanca pritet të mbahet”, thuhet në njoftimin e Pretenit.
Por, avokati i tij ka njoftuar se nuk është caktuar masa e paraburgimit, por ajo e arrestit shtëpiak.
“Pas seancës së mbajtur në Gjykatën Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda në Mitrovicë në çështjen kundër Dr.Isuf Zekaj, u refuzua kërkesa për paraburgim e Prokurorisë Themelore dhe iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Beteja vazhdon drejtë zbulimit te prapaskenave dhe hijeve të errta”, thuhet në njoftimin e avokatit Mahmut Halimi.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ia kishte besuar Isuf Zekajt pozitën e anëtarit të Bordit të SHSKUK-së.
Lexo edhe: