Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se është shumë i shqetësuar për rastin që ndodhi sot në Leposaviq.
Policia njoftoi se një njësit i saj është sulmuar nga një automjet me dy persona dhe si pasojë, ka qëlluar në drejtim të automjetit.
Sveçla në Tëitter ka rishkruar njoftimin që e dha Policia e Kosovës, duke shpjeguar se çka ndodhi paraditen e së hënës në Bistricë të Leposaviqit.
“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona në një automje tentuan t’i shmangeshin një postiblloku policor. Ata e goditën veturën e Policisë së Kosovës qëllimshëm dhe vunë jetët e zyrtarëve polciorë në rrezik. Zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin të detyruar të shpërndanin zjarr në drejtim të veturës, për ta neutralizuar situatën”, shkroi ministri.