Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka përkujtuar 33 vjetorin e Kuvendit për pajtimin e gjaqeve të mbajtur në Llukë të Deçanit.
Haradinaj pos tjerash ka kujtuar edhe pjesëmarrjen e tij me të vëllaun, Sheklzenin në këtë Kuvend.
“Kam qenë fëmijë, ku bashkë me Shkëlzenin e shumë të tjerë, mora pjesë në këtë tubim. Edhe pse nuk kuptoja shumë se çfarë po ndodhte, ajo prezencë mbetet e pashlyer në memorjen time, ashtu siç mbeti në memorjen e historisë sonë. Nderime të përjetshme atyre që e organizuan dhe gjithë atyre që e shtrinë dorën e pajtimit!”, ka shkruajtur ai në profilin e tij në Facebook.