×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I riu nga Prizreni kapet me drogë dhe armë, bie në pranga

    Insajderi
    09 June 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person me inicialet L.K i moshës 23 vjeçare është arrestuar në Prizren për posedim të narkotikëve dhe armës.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë gjetur dhe janë sekuestruar provat materiale si: një kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 10 gramë, dy rollne, dy mulli për bluarje, një pako me rizlla, një pushkë ajrore, një kuti metali me fishekë, një kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë, një peshore digjitale, një palë gërshërë dhe foli najloni, një DVR, një motoçikletë, një telefon mobil.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark