×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Degradim i plotë i pozitës së zv ministrit në RK-së

    Insajderi
    05 July 2020 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kjo qeveri e pakicës, pozitën e zv ministrave e ka bërë si me qenë vend pune, e ka zhvlefsuar aq shumë, sa njerëzit e ndershëm dhe profesional turpërohen nese emrohen në këto pozita.

    Asnjë nga ta nuk kanë njohuri çka kanë me punuar, vetëm dinë të marrin paga nga taksat tona pa na dhënë as një shërbim.

    Si pasojë e këtyre e emrimeve të zv ministrave pa as një kriter sot as një qytetar nuk ka njohuri sa zv ministra janë në qeveri. Çka i duhen 5 zv ministra nje ministri.
    Nëse nuk kanë mundësi të punojnë dhe qeverisinë le të shkojnë edhe këta në shtëpi, sepse ma mirë pa qeveri se sa me rcitues e filozofë pa as një kriter etik e politik.

    Nuk duhet të vazhdohet me degradime të tilla, më mirë të merren masa për zhvillim ekonomik dhe kunder covid – 19, të shpëtohen jetët e njerzve dhe ekonomia e vendit e të lihet reklamimi politik nepër kumbaja e traktora.

    Populli u lodhe me recitues e filozofë, për çdo ditë lajme për vdekje, për të smurë me covid – 19, shkatrrim ekonomik etj, vendi nuk qeveriset me rekomandime e lutje, por me vendime e me masa adekuate.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark