×
  • Showbiz
  • Show

    A do hyjë në “BBV3”? Meri Shehu thyen heshtjen

    Insajderi
    04 January 2024 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej disa kohësh është përfolur se astrologia e njohur Meri Shehu do jetë një nga konkurrentet e “Big Brother VIP 3” që nis më 13 janar në Top Channel.

    E ftuar në “Wake Up”, Meri është pyetur për pjesëmarrjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e cila shprehet se po hyri, do vazhdojë të bëjë parashikimet e saj për çdo shenjë horoskopi.

    Neada Muçaj: Një nga emrat që po qarkullon, të paktën nga portalet është edhe emri yt.

    Meri Shehu: Ku di unë, mendojeni juve, nuk e di për momentin.

    Blendi Salaj: Po të vinte një ftesë do e mendoje, do e konsideroje?

    Meri Shehu: Do e mendoja, do e konsideroja. Pse të mos ta mendoj?

    Enxhi Nasufi: Meri mendoj po u fut aty do vendosë një rregull në shtëpinë e “Big Brother”, “mos më pyesni më për horoskopin, për punë”.

    Meri Shehu: Unë po u futa horoskopin do bëj, por puna është si do ta bëj?

    Më këto komente Meri Shehu na lë të kuptojmë se është e hapur ndaj ftesës për t’u futur në Big Brother.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark