Trajneri kosovar, Arsim Thaqi, ka treguar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini nëse do të udhëheqte tani Kombëtaren e Kosovës në futboll.
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e pyeti Arsim Thaqin nëse do të bëhej në këto momente selektor i Kosovës.
“Përshembull Arsim nëse të ofrohet tani a do ta udhëheqje Kosovën A?,” pyeti Tovërlani.
Thaqi u përgjigj me një “jo”. Ai shtoi se Kombëtarja A është përgjegjësi e madhe.
“Personalisht jo. Kombëtarja është përgjegjësi më e madhe se ndonjë ekip i Kosovës,” tha Thaqi.