×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të vendos BE-ja masa ndaj Serbisë? Deklarohet Peter Stano

    Insajderi
    25 September 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që nëse shtetet e Bashkimit Evropian e shohin të arsyeshme, atëherë ato mund t’i vendosin masa edhe Serbisë sikurse i kanë vënë Kosovës.

    “Janë masa, nuk janë masa kufizuese [ndaj Kosovës]. Ishin masa që BE-ja i ndërmori si përgjigje ndaj paaftësisë së njërës palë që t’u përmbahet pritshmërive për depërshkallëzim”, ka thënë Stano në konferencë për media.

    “E kemi thënë që nga fillimi, BE-ja ishte shumë e qartë që nga fillimi, përfshirë 27 shtetet anëtare të BE-së, që këto masa janë të përkohshme, dhe ato ose mund të zvogëlohen varësisht zhvillimeve, ose të rriten”.

    Stanoja tha se pritet natyrisht që të ketë takime të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel, por kur një gjë e tillë të jetë e përshtatshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark