Humbja e Kosovës kundër Bjellorusisë solli reagime të shumta në opinionin futbolldashës. Shumë prej tyre mendojnë se fajtori kryesor është përzgjedhësi Alain Giresse.
Të njëjtin mendim ka edhe trajneri, Bylbyl Sokoli. Ai ka kërkuar që të ndërpritet menjëherë me shtabin teknik të ‘Dardanëve’.
“Përfaqësuesja nuk po funksionon, shtabi teknik nuk po funksionon. Automatikisht menjëherë duhet të merren masa që të ndërpritet bashkëpunimi me këtë shtab teknik. Duhet të zgjedhet shtabi i ri dhe të mendohet mirë se cili do të jetë,” tha ai.
“Profa” gjithashtu theksoi se disfata e sontme kundër Bjellorusisë është e turpshme.
“Humbja me Bjellorusinë është e turpshme. Pasojat e kësaj humbje dhe pozitës në tabelë do t’i shohim më vonë, ku do të ndikojnë që futbollistët të përzgjedhin Kosovën,” tha Bylbyl Sokoli.