×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A është ftuar Kurti në marshin për UÇK’në? Flasin organizatorët

    Insajderi
    31 March 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të dielën në Prishtinë pritet të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u gjykuar në Hagë, i organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”. Një nga organizatorët e këtij marshi, Eliza Hoxha ka treguar për Insajderin nëse kryeministri, Albin Kurti është i ftuar të marrë pjesë.

    Hoxha i tha Insajderit se për marshin kanë të gjithë ftesë të hapur.

    Eliza Hoxha – PDK

    “Ftesa është e hapur për të gjithë”, tha ajo shkurt duke mos dhënë koment mbi deklaratën që Kurti tha se “nuk ka dëgjuar për marshin”.

    Kryeministri Kurti mbrëmë është shprehur se “nuk ka dëgjuar për këtë iniciativë”.

    Ai tha se nuk e di nëse do të marrë pjesë në të.

    “Po e shoh organizatorin dhe kërkesën dhe po e vlerësoj. Unë me të thënë të drejtën nuk është se e kam dëgjuar këtë iniciative, por si është dita ime këtu, ndonëse duket afër 2 prilli i së dielës, ka ca kohë”, u shpreh Kurti në Klan Kosova.

    Deri tani shumë politikanë e figura publike, pos që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen me marshin.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark