×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    A i dini dobitë e pijes më të konsumuar në botë – qumështit?

    Insajderi
    28 March 2018 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qumështi qysh në kohët e lashta është lidhur me shëndet të mirë, duke e bërë atë një nga pijet më të konsumuara në botë.

    Qumështi përmban vlera ushqyese shumë të vlefshme, dhe benefitet shëndetësore janë të shumta. Megjithatë, tek disa njerëz tretja e laktozës mund të jetë problem, sheqeri në qumësht, pasi ta konsumojnë, sepse nuk prodhojnë një enzimë të njohur si lactase.

    Laktasi është i nevojshëm për të tretur qumështin siç duhet. Por edhe për këtë problem ka zgjidhje, sepse në ditët e sotme konsumhohet edhe qumështi i sojës ose i bajameve, që është zëvendësim për qumështin e lopës.

    Qumështi është i mirë për eshtrat sepse ofron një burim të pasur të kalciumit, një mineral i domosdoshëm për kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm, sidomos tek fëmijët. Qumështi i lopës është i fortifikuar me vitaminë D, e cila gjithashtu kontribon në shëndetin e kockave. Kalciumi dhe vitamina D ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës.

    Qumështi i lopës është një burim i kaliumit (potassium), i cili mund të përmirësojë vasodilatimin dhe zvogëlimin e presionit të gjakut.

    Bazuar në një studim, njerëzit që konsumojnë 4069 mg kalium (potassium) në ditë kanë një rrezik 49 % më të ulët të vdekjes nga sëmundja ishemike e zemrës krahasuar me ata që konsumojë rreth 1000 mg në ditë.

    Ushqimet e pasura me kalium (potassium) përfshijnë qumështin e lopës, portokallin, domatet, fasulet, spinaqin, bananet, kumbullat dhe kosin. Mirëpo konsumimi i tepërt i kaliumit mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të na dergojë deri te problemet me sëmundje të zemrës.

    Vitamina D që gjendet në qumësht luan rol në rregullimin e rritjes së qelizave të cilat na  mbrojnë nga kanceri. Hulumtimet tregojnë se ekziston një rrezik më i lartë i vdekjes nga kanceri kolorektal në vende gjeografike që marrin sasi më të vogël të diellit. Qumështi me përberësin vitamin D mund të ndihmojë në këtë askpekt.

    Një gotë qumësht konsiderohet një servim. Ndarja ushqyese e qumështit varet nga përmbajtja e yndyrës.

    Një gotë qumështi; me 3.25% yndyrë përmban:

    146- kalori

    8- gram yndyrë

    13 -gram karbohidrate

    8- gram proteina

    Gjë që është standarde për t’i pasur benefitet e përmenduara më lartë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark