×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    A ishte 17 tetorit tregues se ka nisur fillimi i fundit të dominimit politik të Albin Kurtit në vend? – Flet ish-deputeti i VV-së

    Insajderi
    01 November 2021 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka thënë se Albin Kurti do të qëndrojë gjatë në skenën politike.

    I pyetur se a ishte 17 tetori tregues se ka filluar fundi i dominimit politik të Albin Kurtit në vend, Sejdiu prerazi është përgjigjur që jo.

    Sipas tij kushdo që e ka lexuar kështu rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit, e ka gabim. Ai thotë se edhe shkuarja në 12 komuna në balotazh është numër serioz.

    “Jo, kushdo që e lexon kështu e ka gabim. Albin Kurti është politikani i fundit i gjeneratës së vjetër dhe do të qëndrojë në skenën politike. Ta keni parasysh, numri i votave që Kurti ka edhe në zgjedhjet lokale është numër serioz, është subjekti i parë dhe është në garë në 12 komuna edhe ky është numër serioz dhe është në pushtet absolut në nivel qendror dhe kushdo që mendon kështu e ka gabim”, ka deklaruar Sejdiu në intervistë për Insajderin.

    Sejdiu mes tjerash tha se secila parti që pretendon të garojë duhet të reflektojë me të kallurën në mënyrë të jetë konkurrente e Vetëvendosjes.

    “Çdo subjekt opozitar nëse e ka ndërmend të garojë duhet të reflektojë mbi të kaluarën e tyre dhe duhet të ofrojë një të ardhme për qytetarët të besueshme dhe kredibile e cila do të jetë konkurrente me zotëri Kurtin dhe Vetëvendosjen, përndryshe zotëri Kurti do të jetë në qeveri dhe në pushtet gjatë”, tha ai.

    Pjesë nga Intervista kur Sejdiu flet për Kurtin:

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark