Analisti i njohur, Valon Syla, i ftuar sonte në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7, foli për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, teksa tha se ishte i lumtur me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.
Ai gjithashtu u pyet nëse dyshja në fjalë janë “gërrnaç”, ashtu siç i cilëson ai një pjesë të diasporës kosovare.
“Jo, nuk janë, sepse ata janë integruar në shoqërinë e tyre. Granit Xhaka e ka kryer mbrëmë detyrën që është pritur prej tij”, tha fillimisht ai.
“Është zgjedhur lojtari i ndeshjes, në një lojë që ishte e rëndësishme edhe për kombin e tij, për atdheun. Babai i tij është ende shqiptar me aktivitete. Nuk besoj se ka futbollistë që është gërrnaç”, u shpreh Syla.