×
  • Sport
  • Sport

    A mund ta fitojë Juventusi Championsin? Ronaldo me përgjigje epike

    Insajderi
    08 November 2018 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ronaldo beson se Juventusi ka skuadër të fortë për t’i shkuar në fund Ligës së Kampionëve, por thotë se duhet t’i marrin gjërat shtruar dhe të mendojnë ndeshje pas ndeshje.

    Juve mbrëmë pësoi humbjen e parë këtë edicion në të gjitha garat, duke u mposhtur 2-1 në shtëpi nga Manchester United me dy gola të shpejtë në fund të takimit.

    Përveç Juventusit, që shihet si favorit këtë edicion, aty janë edhe Barcelona, Liverpooli e Manchester City – të gatshëm për ta rrëmbyer Kupën me veshë.

    “Është herët të flasim, duhet të shkojmë hap pas hapi”, u shpreh Ronaldo.

    “Jemi lider në Grup, jemi ekip i mirë, por ka edhe shumë rrugë deri në finale. Tifozët, klubi, e ëndërrojnë Ligën e Kampionëve, por duhet të shkojmë hap pas hapi”.

    “Kemi ekip shumë të mirë, trajner të mirë, mbështetës të mirë – hap pas hapi!”. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark