×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A mund t’i hiqen mëditjet Listës Serbe për qëndrimet e shkurta në seanca?

    Insajderi
    06 October 2023 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Veç tri herë u panë në Kuvend, deputetët e rinj të Listës Serbe. Dhe atë, për pak minuta. Hera e fundit qe më 14 shtator, kur u nënshkruan dhe dolën pas pak minutave, sa për t’i shpëtuar mandatet, që sipas rregullores, humbasin pas mungesës gjashtëmujore.

    Kësaj radhe, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk reagoi sikur më 6 prill, kur ua hoqi mëditjet për shkak të qëndrimit të shkurtë.

    Një gjë të tillë, tash nuk ia lejon rregullorja e re, pasi monitoruesi Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se mëditja për seanca tashmë nuk ekziston.

    Nga Kuvendi e konfirmuan se janë marrë masat sanksionuese ndaj tyre, pa treguar më shumë detaje.

    Jakaj thotë se Kushtetuta dhe rregullorja ua mundësojnë atyre ta përdorin bojkotin në kuvend, dhe s’mund të dënohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark