×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A po e zhbllokojnë dialogun vizitat e shpeshta të emisarëve në Kosovë dhe Serbi?

    Insajderi
    17 January 2023 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vizat e shpeshta dhe të nivelit të lartë në Prishtinë dhe Beograd nuk garantojnë se do të ketë rezultate të prekshme, ka vlerësuar eksperti i çështjeve të Ballkanit, Boshko Jakshiç, në një intervistë për Zërin e Amerikën në gjuhën serbe, përcjell Insajderi.

    “Mund të themi për momentin se sa shpeshtësia e vizitave, tash për tash, është në përpjesëtim të zhdrejtë me progresin ndaj çfarëdo marrëveshje për zgjidhjen e çështjes me Kosovën. Mua më duket se janë dy linja paralele: amerikanët po i bëjnë trysni Kurtit për Asociacionin, dhe në të njëjtën kohë, trysnia rritet mbi Vuçiqin, i cili, në një mënyrë apo një tjetër, do të duhet të njohë një nivel të caktuar të sovranitetit të Kosovës, siç kërkoi Derek Chollet. Evropianët të japin përshtypjen se u përshtatet që amerikanët të jenë të parët ta thonë publikisht kaq hapur”, ka thënë Jakshiç.

    Eksperti vlerëson se nuk sheh mundësi që bisedimet të zhvillohet në bazë të planit franko-gjerman si i pranueshëm për Kryeministrin e Kosovës por jo për Presidentin e Serbisë.

    “Asociacioni u pat proklamuar në Beograd si një synim i madh dhe realizimi i saj si një avancim drejtë fitores së madhe për Serbinë. Dyshoj se kështu është çështja në praktikë. Por, më duket mua që Asociacioni është një rrjet kamuflimi, që Vuçiq ta mbulojë veten me të para publikut serb sepse do të pranojë planet tjera për Kosovën, e që janë shumë jopopullore në Serbi”, tha ai, përcjell Insajderi.

    Jakshiç konkludon se të dyja palët janë ende shumë larg një marrëveshjeje dhe se ka parashikime “optimiste” se gjithçka do të përfundojë në pranverën e vitit 2023. Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë e befasive sepse negociatat janë të mbuluara me fshehtësi dhe publiku nuk e di se për çfarë po flasin palët./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark