×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    A po krijohet një trekëndësh në BBV? Nita, Shpati dhe Dea vihen përballë njëri-tjetrit

    Insajderi
    01 March 2023 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dea dhe Nita kërkuan nga “Vëllai i Madh” disa djem që t’i përkëdhelnin dhe ai ju solli Shpatin. Ish-basketbollisti dhe moderatori nga Gjakova u bë pjesë e shtëpisë një javë më parë. Por, kujt do t’ja merrte mendja se ai dikur kishte pasur një “romancë” me Nita Latifin, banoren tjetër të “BBV”, njëkohësisht edhe mikeshën e Deas brenda shtëpisë.

    U duk se që në hyrje të Shpatit, Dea Mishel ia vuri syrin dhe nga shumë u konsiderua si një trekëndësh Nita-Shpati-Dea.

    Kjo situatë është diskutuar “Prime-n” e djeshëm me të tre protagonistët, të cilët e kanë mohuar absolutisht diçka të tillë.

    Shpati dhe Dea

    Nita: Unë jam gëzuar kur ka hyrë Shpati. Është dikush që njoh. Jemi shokë shumë të mirë. Kaq. E mbështes çdo dashuri dhe pëlqim që mund të ndodhë. E ndjej si një shok timin.

    Dea: Deri në këtë pikë nuk e kam njohur mjaftueshëm Shpatin, sa të kem një pëlqim. Unë e kuptoj të shkuarën e secilit.

    Shpati: Me Dean jemi shumë shokë të mirë.

    Shpati dhe Nita

    Edhe më herët Nita u pyet nëse është ndjerë xheloze kur Shpati u afrua me Dean. Ajo e mohoi, duke treguar se me Shpatin njihet para shumë vitesh, madje shtoi se mes tyre ka pasur edhe puthje.

    ‘Ka ndodhur thjesht një puthje. Para 4 viteve kemi dalë në një takim”, kishte thënë Nita./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark