×
  • Sport
  • Sport

    A po shkarkohet Pochettino nga Chelsea? Fabrizio Romano del me detaje

    Insajderi
    11 December 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë rritur kërkesat nga tifozat e Chelsea që klubi të shkarkojë Mauricio Pochettino, pasi klubi londinez po qëndron në pozitën e 12-të në tabelë në Premier Ligë.

    Por sipas gazetarit Fabrizio Romano, Todd Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë të klubit nuk po mendojnë t’i ndajnë rrugët me argjentinasin për momentin.

    “Megjithatë, nuk ka asgjë specifike për momentin sa i përket objektivave për Pochettinon – ideja e përgjithshme është se ky projekt afatgjatë është ende duke u mbrojtur dhe mbështetur nga Chelsea”, ka thënë Romano në rubrikën e tij në Caught Offside.

    “Nuk jam në dijeni të ndonjë presioni për të përfunduar në një pozicion të caktuar në tabelë këtë vit apo diçka të tillë”.

    “Sigurisht që duhet ta ndryshojnë këtë situatë, kjo gjë është e qartë, por Chelsea këmbëngul në mbajtjen e meanxherit, duke e mbështetur atë dhe duke u besuar ideve të tij në një periudhë afatgjatë”, ka shtuar më tej ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark