Insajderi
Insajderi Video

Abazi: Nuk ka vesh të ministrave, që Dejona nuk e tërheqë- Ajo ka gisht në zhdukjen e mostrave të Deharit

Insajderi
16 October 2024 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abazi: Nuk ka vesh të ministrave, që Dejona nuk e tërheqë- Ajo ka gisht në zhdukjen e mostrave të Deharit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditë më parë është publikuar një pjesë e bisedës mes  koordinatorës për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Milait dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Krasniqi përmes një bisede private, ia konfirmonte Mihalit përfshirjen e Martin Berishajt në dallavere me rrymë.

E kjo e fundit e ‘urdhëronte’ ish-kryeshefin që të mos ketë ndalje të rrymës. “Sot dhe nesër jetike të mos ketë reduktime fare”-i thoshte ajo.

Në lidhje me “përzirjen” e Mihalit, që nuk ka asnjë pozitë në institucionet publike të Kosovës, në çështjet brenda KEK-ut, për Insajderin ka folur ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi.

Ai ka thënë se “nuk ka vesh të ndonjë ministri a ministrje, që Dejona nuk e ngreh. Ajo është mash e Kurtit. Ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit”.

Ndërkaq, ish deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, duke iu referuar “shefllëkut” të Mihalit në institucione shtetërore, ka thënë se “nuk është rastësi që nuk është pjesë e VV-së”.

Për më shumë ndiqni videon në vijim:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark