×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abazi: Nuk protestoj, dua të shoh dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve

    Insajderi
    01 December 2022 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinkekologjisë në QKUK.

    Abazi tha se nuk do të protestojë në organizimet e thirrura nga organizata të ndryshme, duke thënë se dëshiron të shohë veprim dhe përgjegjësi.

    “A ndryshohet gjendja dhe a shërohet mendja me konferenca nëpër hotele, me organizata joqeveritare qyqare që jetojnë për të marrë një pagë e nuk kanë guximin as dije e as kurajo me ngrit zërin e me kërku veprim e ndryshim. A bëhet ndryshimi me festa ku zyrtarët kalojnë orë të tëra në gosti dhe jo në vende pune?!”, ka thënë Abazi.

    Au shtoi se dëshiron dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve.

    “Sot nuk dal me protestu sepse sot dua të shoh dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve që me injorancën, me mungesën e respektit për punën, shtetin, ligjin, jetën e njeriut, kanë mundësuar që krimineli të merrë jetë, të vras një grua, një foshnje dhe të nxijë shumë jetë të tjera”, ka deklaruar ai.

    Postimi i plotë:

    Nuk protestoj dua të shoh veprim dhe përgjegjësi!

    A ndryshohet gjendja dhe a shërohet mendja me konferenca nëpër hotele, me organizata joqeveritare qyqare që jetojnë për të marrë një pagë e nuk kanë guximin as dije e as kurajo me ngrit zërin e me kërku veprim e ndryshim. A bëhet ndryshimi me festa ku zyrtarët kalojnë orë të tëra në gosti dhe jo në vende pune?!

    Ndërsa për zyrtarin kushdo që është ai apo ajo. Nëse e ke marrë joseriozisht punën, nëse je vonu në punë apo në takim, nëse i ke mbyll sytë para një të keqe, nëse je bërë i shurdhër, nëse ja ke fal gabimin se e ke shok a shoqe, familjar apo bashkëpartiak, mbrëmë është dëshmuar se ke lejuar apo edhe ke qenë në bashkëveprim me krimin dhe ke lejuar që sot të mos marrë më frymë një njeri, një grua dhe të mos lind një fëmijë që nuk i ka faj askujt mbi këtë tokë. Një grua që po lindte një jetë të re është shuar mbrëmë. Nuk ka alarm më të madh se ky për shoqërinë tonë, ky alarm po bie çdo ditë dhe gjithandej, e zyrtarit tymi nuk po i prishet. Sot nuk dal me protestu sepse sot dua të shoh dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve që me injorancën, me mungesën e respektit për punën, shtetin, ligjin, jetën e njeriut, kanë mundësuar që krimineli të merrë jetë, të vras një grua, një foshnje dhe të nxijë shumë jetë të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark