×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abazoviq: S’më pëlqen mosdakordimi i Kurtit me ndërkombëtarët

    Insajderi
    12 June 2023 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka komentuar raportin mes Qeverisë së Kosovës me SHBA-të dhe BE-në.

    Abazoviq tha se nuk i pëlqen mosdakordimi i Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.

    “Nuk më pëlqen se si ka ardhur deri në një diskordim mesazhi, diskordim komunikimi ndërmjet ndërkombëtarëve dhe Qeverisë”, tha ai në Klan Kosova.

    “Jam i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti shumë shpejt do t’i nivelojnë komunikimet dhe do të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, tha ai.

    “Kjo është çështja në Ballkan, ne nuk jemi superfuqi, ne jemi shtete shumë të vogla, jemi shtete mikro. Është e vërtetë që Kosova është më e madhe se Mali i Zi por ne nuk mundemi me anulu as ndikimin e as miqësinë me aleatët kryesorë që I kemi, pikë së pari këtu bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian ashtu si duhet me u gjetë një lloj komunikimi.”, tha ai.

    Tutje ai ritheksoi që nuk po e kritikon Qeverinë.

    “Kjo nuk është kurrfarë kritike ndaj Qeverisë, por, po thyem pasi që kanë ardhur disa mesazhe të cilat nuk tingëllojnë ndoshta aq bukur, jam I bindur se në të ardhmen do të vijnë në një nivelim i atyre mesazheve dhe atyre përkrahjeve ndaj këtyre shteteve”.

    Mes tjerash ai foli edhe për qasjen e Serbisë në këtë situatë në veri.

    “Ishte komplikuar situate politike në Serbi, ashtu si mendoj ajo që ka ndodhur në veri i ka konvenuar qeverisë së Serbisë për fat të keq, sepse ata duan ta heqin fokusin nga disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet dhe mendoj se në këtë rast shfrytëzohet edhe veriu i Kosovës për manovra politike”, deklaroi kryeministri i Malit të Zi.

    Abazoviq tha se është kundër dhunës dhe u bëri apel atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj KFOR-it që veprime të tilla të mos përsëriten.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark