×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku pozon si autokrat i rrezikshëm pas podcastit me Grida Dumën

    Insajderi
    28 February 2024 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka pozuar si autokrat në një mbledhje të partisë.

    Ka lënë disa metra larg vetës bashkëpartiakët. Një tavolinë e tërë ka qenë vetëm në dispozicionin e tij.Derisa tavolinat tjera janë shfrytëzuar nga një grumbull kolegësh të Abdixhikut.

    Nuk dihet me saktësi se nga kush është këshilluar për këtë pozim prej autokrati.

    Ajo që dihet është takimi i tij me një politikane që pretendon se është eksperte e komunikimit me publikun. Me Grida Dumën. Ka bërë një podcast me të.

    Abdixhiku aty i ka bërë asaj disa pyetje. Ajo është përgjigjur. Nuk dihet se cilat kanë qenë pyetjet e Abdixhikut e cilat përgjigjet e Dumës pasiqë ajo intervistë nuk bëri bujë në publik, për shkak të mungesës së relevancës.

    Lidhur me këtë paraqitje Abdixhiku ka njoftuar se sonte ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse të pesë degëve. Në takim kanë marrë pjesë, Kryesitë e Degëve, Kryetarët e Nëndegëve, Deputetët e Kuvendit të Kosovës me bazë në Kryeqytet.

    Arsyje e këtij takimi, sipas postimit të Abdixhikut ka qenë organizimi i gjerë partiak për zgjerim të aktivitetit në terren.

    “Sonte, thirra në takim strukturat udhëheqëse të 5 degëve. U bëmë bashkë si përgjigje ndaj thirrjes për organizim të gjerë partiak; si domosdoshmëri e zgjerimit të aktivitetit në terren në këtë vit të rëndësishëm zgjedhor nacional. Takova Kryesitë e Degëve, Kryetarët e Nëndegëve, Deputetët e Kuvendit të Kosovës me bazë në Kryeqytet”, ka shkruar ai.

    Tutje ai ka thënë se LDK’ja dhe Prishtina e kanë rigjetur veten.

    Prishtina dhe Lidhja Demokratike kanë rigjetur veten. Tani është koha që këtë lidhje ta forcojmë në gjithë vendin“,ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera në postimin e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark