×
Show

Adele e lumtur me veten

Insajderi
13 February 2016 - 09:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja Adele, është paraqitur në ballinën e revistës “Vogue” e fotografuar nga Annie Leibovitz.

Fituesja e dhjetë çmimeve Grammy, ka pranuar se ende preferon shumë ushqimin, por ia ka dalë që të humb peshë duke ushtruar, duke mbajtur diete dhe duke hequr dorë nga cigaret e alkooli.

“Kam provuar që të kem më shumë energji për xhiron time, kështu që kam humbur pak peshë”, ka thënë këngëtarja Adele për numrin e marsit të revistës Vogue, që do të dal në shitje me 23 shkurt.

Këngëtarja nga Londra, e cila e ka pirë një shishe verë në ditë, ka hequr pothuajse krejtësisht dorë nga alkooli.

“Ndjehem mirë , më pëlqen vetja kështu siç jam “ , ka thënë ajo.

Kënga e fundit e Adele , titullohet “Hello” e cila për shumë kohë qëndroj në maje e top listave britanike.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark