×
Show

Adele: kam qarë të martën krejt ditën

Insajderi
20 February 2016 - 10:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja Adele ishte e ftuar të enjten në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” ku ka treguar për përformancën e saj në Grammy dhe ka pranuar se ishte larg nga të përsosurat, raporton Tmz.

“Në kohen kur po pushonim, mikrofonat ranë  mbi piano dhe u krijua një zhurmë, të gjithë njerëzit menduan se është në prova Justin Bieber por nuk ishte ai. Unë dija se çka po ndodh por ishte vonë te reagoja. Unë isha zënë ngushtë”, ka thënë Adele.

“Kjo paraqitje e imja ishte larg nga të përsosurat”, ka shtuar ajo.

Përveç që ishte zënë ngushtë, Adele pranon se për këtë skandal ka qarë të martën tërë ditën.

“Kam qarë krejt ditën e martë. Kur u zgjova në mëngjes kam pranuar shumë mesazhe të dërguara nga fansat me mbi shkrimin “Prapë të duam ty. Mos u shqetëso!”, dhe unë them “Mos më doni, por falmëni”, tha më tej këngëtarja.

Në natën e ndarjes së çmimeve Grammy Awards 2016, në kohen kur po këndonte Adele ka ndodhur një gabim teknik, ku për pak çastesh i ik zëri dhe nuk dëgjohej teksa këndonte./insajderi.com

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark