×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Agim Bahtiri poston fotografi me bashkëpartiakët, paralajmëron ‘ditë të mira’

    Insajderi
    25 October 2022 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka paralajmëruar se “ditë të mira po vijnë”. Anipse nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë.

    Me mbishkrimin “ditë të mira po vijnë”, Agim Bahtiri publikoi një fotografi me disa bashkëpartiakë të tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Më saktë, Bahtiri ishte ulur për kafe me Glauk Konjufcën, Mefail Bajqinovcin, Saranda Bogujevcin dhe Ilir Kërçelin.

    Kujtojmë se, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk kishte hezituar të thotë se LVV nuk e kishte mbështetur aq sa duhet në garën për të parin e Mitrovicës.

    Vlen të theksohet se edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca gjatë një tubimi të LVV-së në Mitrovicë e kishte cilësuar Agim Bahtirin si “akademik”. Por siç pati deklaruar edhe vet ai, nuk e kishte pasur fjalën për akademik të Akademisë së Shkencave, por akademik i ‘kanalizimeve dhe ujësjellësve’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark