×
  • Sport
  • Sport

    Agjenti i Amir Rrahmanit zbulon pse kapiteni s’do të jetë me Kosovën në tri ndeshjet e radhës

    Insajderi
    12 November 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj në një deklaratë për gazetarin Arlind Sadiku sqaroi arsyen e mungesës së kapitenit të Kosovës për ndeshjet ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë.

    Ai u shpreh se vendimi ka qenë i përbashkët mes tij, Rrahmanit, trajnerit të Kosovës dhe Napolit.

    “Vendimi ka qenë i përbashkët, mes lojtarit, trajnerit të Kosovës, Napolit dhe meje, që Amiri të mos grumbullohet kësaj radhe, meqenëse Kosova nuk ka ndonjë objektiv konkret. Herën e fundit, ai u lëndua te kombëtarja dhe ende nuk e ka marrë veten mirë. Amiri ka dhënë gjithçka për Kosovën, ai e la kombëtaren e Shqipërisë për Kosovën. Nëse Kosova do të ishte duke luftuar për kualifikim, normalisht që Amiri do të vinte, por pse të mos e shohim këtë edhe nga një këndvështrim tjetër pozitiv. Pse të mos fitojë Kosova ndonjë lojtar të ri, si psh Dellova?”, tha ai./Demokracia.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark