×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ahmeti: Zv.ministri që u emërua sot u tërhoq nga gara për kryetar të LVV-së në Prishtinë

    Insajderi
    01 October 2022 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka reaguar pas emërimit të Arbër Vokrrit si zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Lexo lajmin e plotë: https://insajderi.org/kurti-ne-poziten-e-zevendesministerit-e-vendos-aktivistin-e-njohur-te-vetevendosjes/

    Ahmeti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se tërheqja nga gara e Vokrrit për kryetar të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka ndodhur pas takimit që ka pasur me Kurtin.

    “Kjo është fryma e Vetëvendosjes sot: e interesgjive, pazareve e pozitave”, ka thënë ai.

    Postimi i plotë i Ahmetit:

    Pazari zbulohet per 3 jave. Arber Vokrri eshte terheqe nga gara per kryetar te Prishtines, pas takimit me Kurtin ne zyren e tij, ku kryeministri i ka premtu poziten e zv.ministrit ne kembim te terheqjes nga gara. Kjo eshte fryma e Vetevendosjes sot: e interesgjive, pazareve e pozitave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark