14:49 - 23 Shtator 2022

Ministri Shëndetësisë, Rifat Latifi ka komentuar rastin e ngatërrimit të foshnjave që ndodhi në QKUK, shkruan Insajderi.

Latifi u shpreh se kjo është një fatkeqësi e madhe e që shkaktari kryesor i tij është mungesa e komunikimit të mjekëve me familjen.

I pari i Shëndetësisë tha se ndjen keqardhje për komplikimet që ka pasur fëmija dhe për familjen që është lënduar nga kjo ngjarje.

“Më kanë njoftuar menjëherë e kam dëgjuar dhe lexuar raportin dhe komunikatën e SHSKUK-së, kam biseduar drejtpërdrejt me drejtorin e Gjinekologjisë. Ajo që ka ndodhur në gjinekologji është fatkeqësi e madhe, është shkak i mungesës së komunikimit. Komunikimi me familje është çështje më e rëndësishme që duhet t’a bëjmë, kur dikush shkon në sallë të operacionit kurrë nuk fillon operacioni menjëherë, ne kemi mënyra sesi të komunikojmë me familjen për të treguar që filloi operacioni, nëse ka një komplikim të madh ne duhet të lajmërojmë menjëherë familjen”, tha ai.

Këto komente Latifi i bëri pas kthimit nga Greqia, përkatësisht pas takimit me eurodeputetin Lukas Mandl.