×
Insajderi

AKI: Gjendja e sigurisë në veri është e qetë, por ekziston mundësia për përshkallëzim

Insajderi
09 November 2022 - 13:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit pas vendimit për targat dhe gjendjen e sigurisë është ftuar në kuvend për raportimin Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, pas përfundimit të mbledhjes ka deklaruar se sipas Ajetit gjendja e sigurisë në veri aktualisht është e qetë, por që ekziston mundësia për përshkallëzim.

Musliu ka potencuar se institucionet e sigurisë së vendit janë në krye të detyrës dhe janë të gatshme për çdo provokim të mundshëm, shkruan Insajderi.

“Sa i përket gjendjes së sigurisë, mund të konstatojmë, në bazë të asaj çka dëgjuam nga drejtori, gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës dhe në Kosovë në përgjithësi është e qetë, por gjithmonë me mundësi të përshkallëzimit”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se më shumë se kurrë kërkohet bashkëpunim dhe bashkërendim i veprimeve të institucioneve të sigurisë së vendit duke përfshirë policinë, AKI-në, Këshillin e Sigurisë dhe të gjitha organet e tjera qeveritare në vend.

“Ne duhet të jemi vigjilentë, të matur në çdo veprim që bëjmë atje, për të mos provokuar situatën. Deri më tani çdo gjë është nën kontroll dhe është duke funksionuar. Është e vërtetë që stacionet policore atje janë të boshatisura, mirëpo Policia e Kosovës është në krye të detyrës dhe po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë atje”, ka theksuar Musliu.

Sipas saj, si Komision janë unik në qëndrime dhe se i kanë ofruar mbështetje drejtorit të AKI-së, për situatën e krijuar në vend.

“Si Komision jemi unik në qëndrimet tona dhe i ofruam mbështetjen tonë drejtorit të AKI-së në situatën e krijuar në vend. Ne do të jemi të kujdesshëm të mos i lëndojmë proceset që janë duke u zhvilluar atje”.

“Tani më shqetësimet i kemi të njëjta nga tereni por gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë por të jemi vigjilentë për të mos provokuar situatën. Stacionet policore janë të boshatisura mirëpo policia e Kosovës është në krye të detyrës dhe po kujdeset për ruajtjen e rendit atje”, tha Musliu./Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark