×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, lëndohen katër persona

    Insajderi
    08 May 2024 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit ishin pasagjerë të autobusit.

    Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje”.

    Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus). Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet tutje në konfirmim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark