×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në Podujevë, shtatë të lënduarit janë në gjendje të rëndë

    Insajderi
    31 December 2018 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një femër ka ndërruar jetë si pasojën e aksidentit që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë më saktësisht në fshatin Penuhë.

    Veç saj, edhe shtatë persona tjerë kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

    Mjeku i QKUK-së, Avdush Bajgora ka thënë për Gazetën Insajderi se që të gjitha janë në gjendje shumë të rëndë.

    “Gjendja e tyre është e rëndë. Kanë shumë lëndime, dhe pritet që të dërgohen në mjekimin intensive”, tha Bajgora për Insajderin.

    Kurse zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka treguar për Gazetën Insajderi se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tetë persona.

    “Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuhë të Podujevës,   ku kane qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident lëndime trupore kane pësuar 8 persona. Njeri nga te lënduarit  (femër) nuk ka arrite te përballoj plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

    Ahmeti ka treguar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark