×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksidenti me fatalitet në kryeqytet – Prokuroria nis hetimet

    Insajderi
    26 February 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, më konkretisht në rrugën “Agim Ramadani”, ku një këmbësor u goditë për vdekje, pasi vetura kishte përplasur semaforin. Hetimet për rastin kanë nisur.

    Kështu konfirmojë për Insajderin Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Ajo shtoi se hetimet po kryhen në bashkëpunim me Policinë dhe kanë çuar në inicimin e një rasti penal “Rrezikimi i Trafikut Publik” me fatalitet.

    “Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë relevante. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku nga plagët e marra këmbësori ka ndërruar jetë. Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), derisa viktima do t’i nënshtrohet obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, andaj për veprimet e tjera karshi këtij rasti do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ajo për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark