×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksidentohen me veturën e vjedhur, vdes 14-vjeçarja shqiptare në Amerikë

    Insajderi
    26 July 2023 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion në Wterbury, qytet në shtetin amerikan të Connecticut.

    Sipas Policisë amerikane, ajo së bashku me shokët e saj kishin vjedhur një veturë, ku më pas janë përplasur me një veturë tjetër.

    Shqiptarja me iniciale A.M., në momentin e aksidentit ndodhej me tre adoleshetë (meshkuj), në veturën Hyundai Sonatae cila u përplas me një Ford Escape, transmeton Telegrafi.

    “Aksidenti ka qenë i fortë, duke e hedhur shqiptaren jashtë automjetit, ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, ajo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra”, ka thënë Policia, raporton NBC.

    Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë në qytet të identifikuar nga policia, vetura ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën në semaforin e kuq dhe në kryqëzim u përplas me Fordin.

    Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarjeje, ndërsa një tjetër është liruar nga spitali.

    Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark