×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Aksion i policisë dhe doganës në veri, konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

    Insajderi
    30 October 2022 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Leshak të Leposaviqitm njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës si dhe njësitet e Policisë së Kosovës kanë koniskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

    Policia njofton se gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia, që pastaj janë konfiskuar.

    Siç njofton Policia në objekt janë hasur edhe pije alkoolike dhe jo joalkoolike. Derisa, u konfiskuan 93 Kartela Grafike, 8 Antminera, 17 pllaka elektronike, 17 furnizues me rrymë, 400 litra pije alkoolike dhe jo alkoolike.

    Njoftimi i plotë:

    Në fshatin Leshak – Komuna e Leposaviqit, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës si dhe njësitet e Policisë së Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të kontrabandës dhe dukurive te tjera negative kanë organizuar një aksion të përbashkët dhe me ketë rast është hasur në një objekt afarist në të cilin kishte pajisje për prodhim të kriptovalutave dhe pije të ndryshme jo-alkoholike dhe alkoholike.

    Me këte rast janë konfiskuar këto mallra: 93 Kartela Grafike, 8 Antminera, 17 pllaka elektronike, 17 furnizues me rrymë, 400 litra pije alkoolike dhe jo alkoolike.

    Gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia. Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse kundër personave të përfshirë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark