×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Alarmohen 55 milionë njerëz në Amerikë, qytetet marrin këtë ngjyrë të pazakontë

    Insajderi
    08 June 2023 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndotja nga zjarret që shpërthyen në të gjithë Kanadanë për javë të tëra ka mbuluar pjesë të mëdha të Amerikës së Veriut, ku janë lëshuar paralajmërime për cilësinë e ajrit me rrezik të lartë për më shumë se 55 milionë njerëz.

    Tymi nga zjarret mbuloi qytetet kryesore në Ontario dhe Quebec, duke përfshirë Toronton dhe zonat përreth. Tymi ka arritur deri në New York dhe Connecticut, ku cilësia e ajrit është klasifikuar si “e pashëndetshme”.

    Shumica prej tymit po vjen nga Quebecu, ku 160 zjarre janë aktualisht.

    Philadelphia ka lëshuar alarm dhe ka nxitur banorët të qëndrojnë brenda. Paralajmërime për cilësinë e ajrit janë lëshuar edhe në Massachusetts, New Hampshire, Pennsylvania, Maryland, Virginia, etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark