Insajderi
Lajme

“Albin Kurti po don me rrëzu vetën” – Syla me parashikim për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Insajderi
04 October 2022 - 18:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Albin Kurti po don me rrëzu vetën” – Syla me parashikim për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Valon Syla po deklaron se kryeministri Albin Kurti po synon që ta rrëzojë vet qeverinë e tij.

Ai ka thënë se kjo gjë nuk duhet lejuar që të ndodh.

Sipas Sylës, Kurti ka qëllim që për rrëzimin e tij eventual ta fajësojë PAN-in.

“Ngoni se sjap këshilla as nasihate, jap veç koment politik. Por Albin Kurti po don me rrëzu vetën, se e ndëgjova mirë deklaratën e Fatmir Humollit ish LKÇK, VV e tutje që pe lyp rrëzimin e Qeverisë Kurti2 si deputet i VV’së. Mos e leni. Jepni përgjegjësi absolute Albin Kurtit, qysh e ka. Qysh e boni vetën shef të komisionit shëndetësor, shef i si sindikatave dhe shef absolut i Qeverisë së vet dhe i popllit rë Albin Kurtit. Por opozita, mos ja ndihmoni rrëzimin se del thotë PAN’i i ka fajet”, ka shkruar Syla.

“Se vet Albin Kurti është një imagjinatë kosovare, si përralla e famshme e Piter Panit”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark