×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albin Kurtit i dalin nga “kontrolli” deputetët: Edhe një tjetër deputet i VV-së del kundër vendimit për paga

    Insajderi
    04 October 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Thirrjes për ekzekutim të pagave për mësimdhënësit grevistë, i është bashkuar edhe një deputet tjetër i partisë në pushtet, Vetëvendosje.

    Deputeti i kësaj partie, Alban Bajrami ka kërkuar që Qeveria të bëjë ekzekutimin e pagave si dhe të gjej alternativë për kompenzimin e orëve të humbura gjatë mbajtjes së grevës.

    Sipas tij, Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të koordinohen me SBASHK-un që të gjejnë konsensus të përbashkët në mënyrë që të bëhet zgjidhja më e mirë për nxënësit.

    “Qeveria të merret vesh me SBASHK-un edhe me bashkëpunu me ministrinë e Arsimit për zëvendësimin e orëve, duhet të ketë koordnim për orët e humbura sepse janë orë të quara dëmë, duhet të kompenzohen përmes ditëve të festave ose të gjindet ndonjë mundësi tjetër. Duhet të gjejnë një konsensus Qeveria me SBASHK-un dhe me Ministrinë e Arsimit. Pagat duhet të ekzekutohen”, tha deputeti Bajrami.

    Edhe Deputeti tjetër i VV-së, Eman Rrahmani ka qenë i radhës që ka reaguar në lidhje me mosekzekutimin e pagave nga ana e Qeverisë për mësimdhënësit grevistë.

    Rrahmani tha se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit. Megjithatë, ai shtoj se duhet të kompensohen orët e humbura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark