×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aliu pa post në parti, dhëndrin e burgosur ia suspenduan- A po goditet grupi Liburnia në VV?

    Insajderi
    23 October 2022 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Liburn Aliu, i vlerësuar nga shumëkush si krahu i djathtë i Albin Kurtit, nuk është më në listën e shefave në Vetëvendosje.

    Emri i tij nuk figuron në listën e anëtarëve të kryesisë, përcjell Gazeta Insajderi.

    Mbetja jashtë e Aliut ka habitur shumë njerëz. Ky veprim shkaktuar një varg reagimesh në rrjetet sociale.

    Aliu dhe Kurti ende nuk janë deklaruar për arsyen e mbetjes jashtë kryesisë të ministrit më të fuqishëm ne Qeverinë Kurti 2.

    Goditja ndaj Aliut vjen pak kohë pasi nga partia u goditë mjaftë rëndë një familjar i tij. Berat Lahu, dhëndri i tij, është suspenduar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Suspendimi i Lahut erdhi pas burgosjes së tij për marrje ryshfeti në rastin e bujshëm “Brezovica”.

    Për çka po hetohet Berat Lahu?

    Berat Lahu, dhëndri i Liburn Aliut, si drejtor i KEDS-it për distriktin e Ferizajt, dyshohet se ka fituar si dhuratë një tokë në vlerën e 20 mijë eurove, në këmbim të lidhjes së rrjetit të energjisë për vilat që po ndërtoheshin në zonën e mbrojtur me ligj në Brezovicë.

    Lahu që u arrestua lidhur me rastin “Brezovica”, sipas dosjes së Prokurorisë që e ka siguruar Gazeta Insajderi, ka kërkuar ryshfet në shumën prej 60 mijë eurove për të ndikuar tek zyrat e KEDS në Prishtinë. 

    Me këto dy veprimi Lahu dyshohet se ka kryer vepren penale “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe “Ushtrimi i ndikimit”

    Lahu, sipas prokurorisë e ka pranuar tokën me sipërfaqe rreth 350 metra katror, si dhuratë në vitin 2018.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2018, në Shtërpcë, si punëtor i ndërmarrjes “KEDS” në Prishtinë, gjatë kryerjes së veprimtarisë ekonomike, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë nga shfrytëzuesit e këtyre shërbimeve në atë mënyrë që për të kryer shërbimin e zhvendosjes së tensionit të mjetit elektrik në vikend-zonën e Brezovicës”.

    “Nga NN, si ndërmarrje ndërtimore e objekteve hoteliere dhe vikend-shtëpive, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë një pronë të paluajtshme – sipërfaqe rreth 350m2, në vlerë rreth 20,000€ euro, të cilën pronë e ka regjistruar në emër të djalit të vëllait”, shkruan në kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e Lahut.

    Por, Lahu dhe Aliu kanë edhe një ngjashmëri tjetër përpos që janë afërm.

    Të dytë gjatë tërë 2022’ës kanë qenë në thumb të kritikave për ryshfet.

    Edhe Aliu, miku i Lahut, pati një muaj të keq gjatë këtij viti kur i shpërtheu skandali i ryshfetit në Ministrinë e Mjedisit e Infrastrukturës.

    Afera Liburnia- Degjojeni audio-incizimin se si rrethi i Liburn Aliut ia zhvatin 30 mijë euro një biznesmeni

    Një skandal i ryshfetit ishte publikuar nga Ditari i Buzhalës. Bëhej fjalë për 30 mijë euro ryshfet veç për dërgimin e një e-maile tek autoritetet se është kryer puna nga kompania ‘Infratek’ në rrugën Gjakovë-Dollc.

    Përmes përgjimeve që kanë publikuar bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Infratek” e në të cilin kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut.

    Dhe, madje jo veç që kishte punuar por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.

    Nipi i shefave të kompanisë ryshfet-kërkuese e këshilltari i Liburnit, Florent Damqaj, dikur protestonte me aktivistë të Vetëvendosjes edhe për bileta më të lira të autobusit por del se sot është njeri shumë i pushtetshëm.

    Kompania e dajës së Vetëvendosjes – siç quhej Halili nga aktivist i partisë së Kurtit, Pajtim Demaj – kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara. Dhe, në vend se të kryente punën siç e parashikonte ligji, përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.

    Nga përgjimet nënkuptohet se edhe nëse kompania ndërtimore do t’i kishte kryer punët si duhej sipas të gjitha rregullave e standardeve të projektuesit, do t’i nënshtrohej ryshfetit në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark