Alvin Karaqi ka shkruar historinë, duke ia fituar Shqipërisë medaljen e parë në Lojërat Evropiane, madje të artën.
Karateisti nga Kosova, që tash e një kohë përfaqëson Shqipërinë, u shpall kampion në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Ai fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 84 kilogramë.
Alvin Karaqi në finale triumfoi ndaj holandezit, Brian Timmermans, me rezultatin 3:2.