×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasada e Shqipërisë shënon 28 Nëntorin, Osmani: Sot jemi më afër se kurrë

    Insajderi
    24 November 2022 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë të enjten ka organizuar pritjen për nder të festës së 28 Nëntorit.

    Aty, krerët e shtetit thanë se Kosova dhe Shqipëria janë dy vende jo vetëm me histori të përbashkët, por edhe të ardhme të përbashkët evropiane.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se më e fuqishme të jetë Kosova dhe Shqipëria, aq më e fuqishme do të jetë Evropa.

    “Sot jemi më afër se kurrë, sot jemi më të integruar dhe nesër do të jemi bashkërisht më familjen e madhe evropiane… Kjo festë ka qendresën tonë, vendosmërinë dhe shpirtin për liri dhe pavarësi jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës njëkohësisht. Në këtë flamur janë edhe vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Preshevë dhe Bujanoc dhe diaspora. Kjo është historia jonë, këta jemi ne, ndër më të lashtit”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark